E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pirlo, trajneri i ri i Juventusit/ “Zonja e Vjetër” njofton arritjen e marrëveshjes me ish-mesfushorin

Andrea Pirlo është trajenri më i ri i Juventusit. Lajmin e ka bërë të ditur  vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një njoftimi tregon arritjen e  marrëveshjes mes dy palëve.  Pak orë pasi shkarkuan  teknikun  Sarri nga stoli i bardhezinjve, drejtuesit e Juventus u vunë menjëherë në lëvizje  për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Reklamë

Ndërsa mbrëmjen e të shtunës  komunikuan se Ish-mesfushori italian do të drejtoje ”Zonjën e vjetër”  sezonin e ardhshëm. Mjeshtri sikurse e njohin të gjithë Pirlon, pak ditë më parë u emërua në krye të ekipit U23, kjo për shkak edhe të përvojës së tij që mund ti shërbente lojtarëve të rinj, por tani një tjetër detyrë dhe më e rëndëishmë e pret italianin me skuadrën e parë.

Klubi theksoi se Pirlo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe se ekziston besimi se ka gjithçka që duhet për të synuar trofe me Juventusin.Urime ka pasur dhe nga ish shokët e ekipit të cilet tani do ti duhet ti stërvise ende. Xhanluixhi Buffon ka bere një postim me nota humori ndërsa i ka uruar suksese në drejtimin e skuadrës.

Andrea Pirlo  ka një karrierë legjendare si futbollist ku  spikati me fanelën e Milanit dhe Juventusit, skuadra me te cilat ka fituare gjithçka. Në katër vitet e tij si mesfushor i Juventusit, Pirlo ka fituar 4 tituj kampion, një Kupë Italie dhe dy Superkupa. Ndërsa kulmin e karrierës së tij në vitin 2006 udhëhoqi Italinë drejt fitores Kupës së Botës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë