Pink del pozitive me COVID-19. Pasi dha lajmin, njoftoi se do të dhurojë 500 mijë dollarë për dy fonde emergjence.

 

Përmes disa postimeve në “Twitter”, Pink tha se ajo dhe djali i saj tre vjeçar kishin simptoma që para dy javësh dhe se analiza e saj doli pozitive së fundi. Familja e saj ishte izoluar që më parë në shtëpi dhe vijoi të qëndronte brenda. Pjesa tjetër e familjes nuk është infektuar.

 

“Është një dështim i tmerrshëm i qeverisë sonë që analizat nuk janë më të aksesueshme,” shkruajti Pink. “Kjo sëmundje është serioze. Njerëzit duhet të dinë që mund t’i prekë të gjithë, të rinj dhe të vjetër, të shëndetshëm ose jo, të varfër dhe të pasur dhe duhet t’i bëjmë analizat më të aksesueshme dhe falas për të mbrojtur fëmijët, familjet dhe miqtë tanë.”

 

Ajo njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë në dy fonde emergjence, 500 mijë dollarë për Temple University Hospital Fund dhe 500 mijë dollarë për fondin e kryebashkiakut të Los Angeles./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *