E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Piktori Taso, dy ekspozita për heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeun

Piktori i njohur pogradecar, Anastas Kostandini (Taso), në ditën e flamurit ka sjellë për artdashësit e qytetit të vet dy ekspozita të përmbledhura në një të vetme.

 

Reklamë

Njëra në teknikën e grafikës e tjetra në atë të vajit. Të dy ekspozitat si tematikë kanë pasur heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

 

50 vjet më parë Taso atëhere 18 vjeçar për tu pranuar në akademinë e arteve punën e tij në gjininë e pikturës e kishte ndërtuar me Skënderbeun. Në këtë 550 vjetor piktori i njohur mbarëshqiptar ka vendosur i vetëm të sjellë këtë ekspozitë.

 

Dëshirën e ka pasur ti paraqiste punimet në një galeri në kryeqytet por ka mbetur pa mbështetjen e duhur financiare, pa thënë akoma më shumë. Ndaj ka vendosur ta çelë këtë ekspozitë në Pogradec por vendi ku është hapur kjo ekspozitë ka qënë aq i vogël sa ka qënë i detyruar të shfaqë vetëm disa prej punimeve të tij.

 

Kjo ekspozitë e Anastas Kostandinit do të qëndrojë e hapur për disa ditë në qytetin e tij të lindjes. Taso rri me shpresën se do të ketë të interesuar për ta tërhequr këtë ekspozitë edhe në kryeqytet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë