Subscribe

Për shumë artistë Galeria Kombëtare e Arteve është kthyer në një institucion hermetik, që nuk po kryen funksionin e saj primar, atë të promovimit të artit dhe kulturës. Sipas tyre, titullari i këtij institucioni ka mbyllur dyert ndaj artistëve dhe punëve të tyre.

 

Dekani i Fakultetit të Arteve Pamore, Ardian  Isufi është shprehur se po ndodh një handikap ku ka një mbyllje të galerisë

  

“Po ndodh një handikap ku ka një mbyllje të galerisë, ka jashtzakonisht pak aktivitete që nuk e justifikon fare institucionin për sa i përket publikimit të veprave, eventeve dhe mbi te gjitha është moskomunikimi që galeria ka me artistët, palët e interesit. Në vënd që të kishim një Galeri Kombëtare që të analizohet me shumë kujdes fenomene dhe cështje të kulturës e përtej. Kemi një galeri ku Shkololli po e përdor thuajse si galerinë e tij individuale. […]Sot galeria ne vetevete nuk komunikon mediatikisht, publikisht ashtu sic duhet në periudhe periodike për të informuar publikun dhe palët e interesit. “

 

Për piktorin Ardian Devolli, gjëndja e Galerisë asnjëherë nuk ka qënë për tu lavdëruar, por vitet e fundit është rënduar më shumë.

“Galeria Kombëtare e Arteve është një institucion që në rradhë të parë i shërben njerzëve, është një shtëpi e madhe ku artistët duhet të ndjejnë kënaqësi kur shkojnë, por galeria është kthyer në institucion ku artisët as nuk duan të shkojnë më, i ka krijuar një ndejsi largimi një ndjesi deri në përbuzje. “

 

Në 2017 galerianumëronte 17 ekspozita, dhe gjatë 2018 në galeri pati një rënie te ndjeshme pasi pati vetem tre aktivitete.

 

Ndër të tjera dekani Isufi, është shprehur se çështja është që kur nuk ke një platformë paraprake si Shkololli, i cili tani ka fillluar të thotë aktualisht disa gjera.

 

“Cështja është që kur nuk ke një platformë paraprake si Shkololli, i cili tani ka fillluar të thotë aktualisht disa gjera: Cfarë do bëhet nesër dhe pasnesër në GKA, por aty ka shumë cështje që janë për tu diskutuar. Nuk merret fare parasysh arkivi i GKA, vendosja  e këtij arkivi në format bashkohor, dixhitalizim, në vënd që të kalojmë dhe të kemi ide vizionare në platformën e GKA kemi kaluar në idenë e 4 ekspoziatve për 12 muaj që është një mbyllje dhe stanjacion,thjesht duke u justifikuar që ekspozitat duan si të thuash pregatitje më të madhe, kjo ëhstë një gjë por nuk mundet që me këtë të justifikohen vetëmm 4 evente të cilat vendosen vetëm nga titullari i GKA duke e errësuar dhe duke mos marrë fare parysh fenomene reale që ndodhin në rajon Europë dhe botë dhe ne duhet ti kishim patjetër sfidë të artit pamore.”

 

 

Ai për mua është zoti askushi sepse nuk mund të bëhet një drejtor Galierie dikush që nuk ka një biografi artistike, dhe të pasur nga fusha kritike, gjë që sjell kompleksin e inferioritetit, pa llogarit konceptin në provincealizmin e tmerrshëm, nuk perfillen fare artistët shqiptarë dhe ky zgjedh dy,tre asrtisë nga Kosova dhe e kthen në galeri private, është shprehur Ardian Devolli.

 

Por te kontaktuar nga Vizion Plus, stafi i galerise i përgjigjet këtyre akuzave, se ekspozitat nuk përcaktohen nga titullari por nga bordi drejtues. Ndërsa numri i ulët i ekspozitave justifikohet me mungesen e fondeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *