Subscribe

Ndryshon struktura e provimeve të maturës shtetërore për këtë vit shkollor. Të gjitha pyetjet do të jenë me alternativa, ndërsa eseja në lëndën e letërsisë dhe gjuhës së huaj do të hiqet.  

Sipas ekspertëve ky vendim i Ministrisë së Arsimit  është I gabuar,  sepse çon në auditorë edhe studentë të nivelit të dobët.

Ky ndryshim do të sjellë penalizim të maturantëve të mirë, të cilët nuk kanë mundësi të tregojnë formimin e tyre ndër vite në pyetjet me shtjellim dhe në ese.

Ekspertët shprehen se Ministria nuk është konsultuar me grupet e  interesit.

Maturantët kanë zhvilluar mësimin online nga shtëpia për shkak të pandemisë së kornavirusit,  por ndërkohë kërkesa e tyre për rikthimin dyjavor në shkollë  për të zhvilluar konsultime u plotësua.

Provimi i maturës shtetërore do të zgjasë 2 orë e do të zhvillohet nga datat 8 deri në 18 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *