E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Pijet që shuajnë etjen e verës

Etja e verës është një problem më vete jo çdo pije ju ndihmon për ta shuar atë. Ekzistojnë disa pije që ju vijnë në ndihmë të shuani etjen e vapës.

 

Uji është përbërësi kryesor që është gjithmonë i nevojshëm për trupin tonë, por dhe që përmban pak kalori. Përpiquni që çajin apo lëngjet e frutave ti përgatisni vetë në shtëpi, pasi ata industriale janë shumë të ëmbëlsuar.

 

Reklamë

Gjithashtu më poshtë do të lexoni mbi disa pije që ju ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë;

 

Uji është gjithmonë zgjedhja më e mirë e të gjitha stinëve, ka më pak kalori dhe shuan etjen. Mund të jetë natyrale, ose lehtësisht i gazuar, sipas shijeve tona. Për më tepër ndihmon dhe të dobësoheni.

 

Çaj i ftohtë

Përgatiteni në shtëpi për të shmangur sheqerin e tepërt. Mjafton të zieni bustinat në ujë, lëreni të ftohet dhe mos i shtoni sheqer. Ruajeni në frigorifer.

 

Lëngjet e frutave

Njësoj si për çajin, përgatitini në shtëpi pijet me fruta pasi ato industriale janë shumë të ëmbëlsuara. Qofshin smoothie, apo lëngje të shtrydhura apo ekstrakte frutash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë