E hënë, 21 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Pija magjike që zhduk problemet me mëlçinë

Mëlçia është një organ në trupin e njeriut që shumica e njerëzve harrojnë të kujdesen. Problemet që mund të lidhen me të shpesh nuk kanë një shpegim nga se vijnë.

 

Duhet të keni parasysh se nëse vuani nga Hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme, pasi ai është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme dhe kancerit të mëlçisë.

 

Reklamë

Për të pastruar mëlçinë ju vijnë në ndihmë shumë ushqime, natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.

 

Një përzierje ideale që ju ndihmon në shëndetin e mëlçisë suaj është një pije e realizuar me lëngu limoni, lëng portokalli, mente të freskët, 1 litër ujë dhe mjaltë.

 

Në fillim për përgatitjen e kësaj mase vendosni ujë në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentes dhe valojeni për 5 minuta të tjera. Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Përzieni lëngun e përfituar dhe në fund hidhni mjaltin.

 

Kjo është një përzierje që ndihmon në shëndetin e mëlçisë suaj dhe mund të konsumohet e ngrohtë ose e ftohtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë