Ekipi Milanit nënshkroi mbrëmjen të mërkurës me sulmuesin polak të Genoas, Krzysztof Piatek.

 

Nënshkrimi me sulmuesin polak erdhi menjëherë pasi Higuain nënshkroi me ekipin e Chelsea.

 

23-vjeçari polka nënshkroi me Milanin një kontratë deri në 30 qershor 2023.

 

Në faqen zyrtare të Milanit është njoftuar se konferenca për shtyp e lojtarit do të mbahet sot në orën 13:00, ndërsa në orën 15:30 sulmuesi do të zhvillojë dhe stërvitjen e parë me ekipin kuqezi.

 

Por nga ana tjetër “Gazzeta Dello Sport” ka bërë me dije se Gattuso nuk do të humbasë më kohë dhe do ta aktivizojë polakun qysh në sfidën e fundjavës përballë Napolit.

 

Piatek e mbylli fazën e parë të serisë A me 13 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *