Koreja e Veriut duket se së fundmi po përgatitet për hedhjen e një rakete ushtarake ose hapësinore, njofton Radioja Publike Amerikane, NPR.

 

Radioja tha se një analizë e imazheve satelitore të kompleksit Sanumdong pranë Phenianit, tregojnë praninë e kamionëve, makinave, vagonëve dhe vinçave.

 

Një studiues në Institutin Middlebury për Studime Ndërkombëtare në Monterey të Kalifornisë, Jeffrey Lewis,  thotë se kjo pamje të jep idenë se koreano-veriorët janë në procesin e ndërtimit të një rakete.

 

Ky zhvillim vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte “shumë i zhgënjyer” nëse koreano-veriorët rifillijnë brovat bërthamore pas takimit të tij së fundmi me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *