Media shtetërore e Koresë se Veriut deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump meriton dënimin me vdekje, pasi ka fyer dinjitetin e liderit te tyre Kim Jong Un dhe e ka quajtur ate një frikacak, pas anulimit te nje vizite ne kufirin midis dy Koreve gjate turit 12 ditor ne Azi.

 

Gazeta e partisë ne pushtet shfryu zemërimin e saj ndaj vizitës se Trump ne Korenë e Jugut javën e shkuar, gjate se cilës ai denoncoi “diktaturën mizore” te veriut ne nje fjalim ne parlamentin e Seulit.

 

Qe kur u be president, Trump eshte angazhuar ne nje lufte te përshkallëzuar me Kim Jong Un, duke shkëmbyer fyerje personale dhe kërcënime per sulme ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *