Kompania farmaceutike Pfizer\BioNtech, është tërhequr nga kërkesa për të autorizuar  vaksinën e saj covid-19 për përdorim në Indi. Sipas kompanisë, kjo tërheqje ka ndodhur për shkak se i duhen më shumë të dhëna rreth vendit.

Prodhuesi i vaksinave me bazë në SHBA, tha se vendimi u mor pas një takimi me një panel ekspertësh nga rregullatori shtetëror i Indisë të mërkurën.

“Bazuar në diskutimet në takim dhe kuptimin tonë të informacionit shtesë që rregullatori mund të ketë nevojë, kompania ka vendosur të tërheqë aplikimin e saj në këtë kohë,” tha zëdhënësi i Pfizer në një deklaratë.

Ekspertët donin të shihnin se si do të funksiononte vaksina në mesin e popullatës indiane përpara se të autorizohej për përdorim të përgjithshëm në vend.

Kreu i një komisioni qeveritar mbi strategjinë e vaksinave Ëinod K. Paul, ka deklaruar se një provë tejkalimi në Indi është një “parakusht” për çdo vaksinë që do të lejohet në vend.

India nisi një fushatë mbarëkombëtare të imunizimit në 16 Janar, duke përdorur një version të prodhuar në vend të vaksinës AstraZeneca-Oxford dhe një vaksinë të quajtur Covaxin, të bërë nga një kompani farmaceutike indiane, Bharat Biotech.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *