E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pezullohet lundrimi në Vlorë, dallgët pritet të arrijnë lartësinë 2.5 metra

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e përkohshëm të lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e tjera të vogla lundruese, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Lartësia e dallgëve në det pritet të arrijë nga 1.5 deri deri në 2.5 metra, duke krijuar rrezik potencial për mjetet e vogla që operojnë në det të hapur apo brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë aktivitetin normalisht sipas destinacioneve të planifikuara, pasi kushtet aktuale nuk përbëjnë pengesë për mjetet më të mëdha.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh