Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka detyruar kapitenerinë e Vlorës që të pezullojë këtë të martë edhe nisjen e trageteve drejt Brindisit dhe anasjelltas.

 

Për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha, tragetet do të qëndrojnë në radhe pasi rrezikojnë të përplasen me kalatat e portit nëse ankorohen.

 

Ndërkohë në Durrës lundrimi drejt brigjeve italiane vijon normalisht.

 

Si në portin e Vlorës ashtu dhe në atë të Durrësit, u është ndaluar dalja në det mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit deri në datë 19 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *