E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pezullohen pronat në bregdet

Vendimi i pezullimit të përkohshëm të regjistrimit të titujve të pronësisë në bregdet është hapi i parë i reformës së pronës që qeveria ka ndërmarrë. Sipas ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, qëllimi është që prona të shkojë tek i zoti dhe jo te abuzuesi.

 

Gjonaj nënvizoi më tej se vendimi për skanimin e pronave në vijën bregdetare është në interes të publikut.

 

Qeveria tha Gjonaj do te çoje deri ne fund reformën e pronës, ashtu sikurse veproi dhe me reformën ne drejtësi.

 

Vendimi i qeverise parashikon pezullimin e përkohshëm te procedurave te kalimit ne pronësi te tokave, pasi te gjitha dosjet kryesisht ato te bregdetit te kalojnë ne siten e verifikimeve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video