Subscribe

Me kapele dhe syze dielli për të shmangur mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, u paraqit në Prokurorinë Speciale mëngjesin e kësaj të premteje.

 

Ai qëndroi për gati 2 orë përballë dy prokurorëve Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e lobimeve të Lëvizjes Socialiste të Integrimit të vitit 2016 në SHBA.

 

Megjithatë, diçka e tillë u mohua nga deputeti Vasili, i cili u tregua i rezervuar.

 

PETRIT VASILI


NËNKRYETAR I PL


Kishin nja dy çështje që kishin interes për tu informuar dhe e informova. Mund të pyesni SPAK, iu informojnë vetë ata. Jo s’mund t’ju them diçka më tepër. Nuk kishin prova kundër meje. Isha në cilësinë e një njeriu që ka dijeni për faktin.

 

Ka qenë ish-deputeti demokrat, Halit Valteri, qershorin e vitit të kaluar, ai që kallëzoi Ilir Metën asokohe në detyrën e presidentit, së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Ditë më pas, Valteri paditi edhe 7 përfaqësues të tjerë të LSI, përfshirë këtu edhe ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti.

 

Ai i akuzon për shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim parash e pastrim të tyre.

 

Pikënisjen e kallëzimit, ish-deputeti është shprehur se e ka patur nga artikujt e revistës austriake, Kronen Zeitung, sikundër edhe Mother Jones, që kanë publikuar fatura me vlerë deri në 700 mijë dollarë për të lobuar përmes një kompanie nga Qipro, e cila do të garantonte pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *