Një person rreth moshës 70-vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë.

70-vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë.

Dyshohet se 70 vjeçari ka pësuar atak kardiak. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditesh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku, e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *