E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 52 minuta më parë
Kronikë

Pësoi arrest kardiak dhe u përplas me dy automjete të parkuara, humb jetën 58-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër.

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara

Shtetasi T. Z, është transportuar në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Reklamë

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë