Subscribe

Prej më shumë se një muaj anijet e peshkimit në Vlorë kanë fikur motorët. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve lundruese po qendrojnë të ankoruara në kalatat e Triportit. Shkak për këtë situatë është bërë rritja e çmimit të naftës dhe peshkatarët thonë se po përballen me vështirësi të mëdha.

 

“Problemi këtu është shumë shumë më i madh se shteti kërkon nga ne çdo gjë por nuk na mundëson asgjë. S’ka naftë. Nafta 150 lek s’po nxjerrim asnjë gjë. Ujë s’ka, drita s’ka. Bankinë s’ka. Nafta. Mund të vete dhe një muaj pa dalë.”

 

Për të qëndruar vetëm disa orë në det peshkatarët tregojnë se duhet të shpenzojnë rreth 50 mijë lekë vetëm karburant. Kosto kjo tejet e lartë krahasuar me fitimin pasi jo gjithmonë gjuetia e peshkut ka sukses.

 

“Nuk na leverdis nafta shumë e shtrenjtë. Me 150 lek që është sot unë dua 450 mijë lek naftë . sa peshk do marrë unë që të kthehem në mol. Unë jam vet i dytë se nuk e përballoj dot tre veta. Duhen tre por se përballoj dot. Që na fund i shkurtit që skam dalë. Sot ka vajtur 150 – 160 lek në ditë. Unë dua 300 litra në ditë të vete të vijë.”

 

“E ka bërë shteti fushë me lule. Çdo gjë falas. Të gjitha të mirat i kemi. Po ca ironi moj aman. S’ka probleme fare. I kemi vaj të gjitha. Shikon na një problem këtu. Të gjithë të lumtur të kënaqur.”

 

Në këtë port operojnë rreth 70 anije peshkimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *