E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pesë të vdekur nga shpërthimet e fishekzjarreve në Gjermani

Pesë persona humbën jetën nga shpërthimet e fishekzjarreve gjatë natës së kaluar në Gjermani, ndërsa të paktën 8 persona, mes tyre tre fëmijë të vegjël, pësuan lëndime të rënda dhe djegie në incidente të ngjashme.

Pesë burra, të moshës 20, 21, 24, 45 dhe 50 vjeç, u vranë nga shpërthimet e fishekzjarreve në Saksoni, Brandenburg dhe North Rhine-Ëestfalia.

Në Mynih, tre fëmijë, 2, 11 dhe 14 vjeç, pësuan djegie të rënda kur shpërthyen fishekzjarrët që mbanin në duar.

Në Portën e Brandenburgut  në Berlin, tradicionalisht qendra e festimeve, 65,000 njerëz festuan në mënyrë paqësore ndryshimin e viteve me një koncert muzikor rap.

Policia, megjithatë, arrestoi të paktën 390 persona në pjesë të ndryshme të qytetit, kryesisht për sulme ndaj anëtarëve të forcave të sigurisë dhe ekipeve të shpëtimit.

Në total, 15 oficerë policie dhe një zjarrfikës u plagosën nga sulmet me fishekzjarre dhe shishe.

Sulme të ngjashme ka pasur në Mynih, Këln dhe Hamburg, por pa të lënduar.

Në kryeqytetin bavarez, të paktën 110 zjarre janë regjistruar në dyqane, të shkaktuara nga fishekzjarrë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë