Subscribe

Aksident me pesë të plagosur në aksin nacional Korçë Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 minuta në kryqëzimin e Maliqit.Policia ka bërë me dije se, dy mjetet kanë qënë duke lëvizuar nga Korça në drejtim të Pogradecit por në kryqëzimin e qytetit të vogël në juglindje të vendit, njëri nga mjetet ka devijuar për të hyrë në rrugën dytësore, devijim i cili ka sjellë edhe përplasjen e të dy mjeteve. Gjithnjë sipas policisë nga goditja kanë mbetur të plagosur pesë persona përfshi këtu dhe një femër. Të lënduarit janë transportuar në spitalin rajonal të Korçës aty ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rreziku për jetën. Kryeqëzimi i Maliqit është një nga kryqëzimet e rrezikshme në këtë aks rrugor, pasi mungon një nënkalim apo mbikalim.

 

Maliq/Informacion paraprak i policise

 

Më datë 20.12.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Maliqit”, janë përplasur mjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin G.D., me mjetin tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen B.K.

Për pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët në mjetin tip “Peugeot” shtetasi B.B., dhe shtetasja S.B., të cilët janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *