E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Kronikë

Pesë të plagosur në aksin Burrel-Rrëshen, makina përplaset me kamionin

Pesë persona u plagosën paraditen e kësaj të mërkure në aksin Burrel – Rrëshen.

 

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “pujkë”, ku një automjet tip “volkswagen”, që po udhëtonte drejt Burrelit, goditi nga mbrapa një kamion të tonazhit të rëndë.

 

Reklamë

Si pasojë e përplasjes,  morën plagë të shumta në trup shoferi dhe katër pasagjerët që ndodheshin në mjetin “volkswagen”.

 

Dy prej tyre u dërguan me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

 

Shkak për aksidentin, dyshohet se u bë humbja e kontrollit nga drejtuesi i makines.

Vazhdo të lexosh

Reklamë