E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pesë persona në bord, rrëzohet avioni në Pensilvani

Një aeroplan me një motor me pesë persona në bord u rrëzua dhe shpërtheu në flakë të dielën. Ngjarja ndodhi pranë një aeroporti të vogël në periferi të Pensilvanisë, dhe të gjithë në bord mbijetuan, thanë zyrtarët dhe dëshmitarët.

Përplasja ndodhi rreth orës 15:00 në jug të aeroportit Lancaster në Manheim Township, u tha gazetarëve shefi i policisë Duane Fisher në një konferencë.

Të gjithë personat që ndodheshin në bord u dërguan në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet, raporton AP News.

Disa makina të parkuara u dëmtuan. Para rrëzimit, piloti raportoi se avionic kishte “një derë të hapur dhe duhet të ktheheshin për ulje”.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Përplasja vjen rreth një muaj pasi shtatë persona humbën jetën kur një helikopter ambulancë shpërtheu në flakë pasi u përplas në një rrugë të frekuentuar të Filadelfias./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh