E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përzgjidhet posta për diasporën, afro 9 milionë euro për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit

Në prag të shpërndarjes së fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka identifikuar operatorin postar fitues sipas procedurës së ndjekur.

shërbimi postar do të mundësoje dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit për afro 250 mijë votues në diasporë.

Në garë janë ftuar 5 operatorë postar, njofton KQZ, ndërsa oferta më e mirë  ka qenë ajo me vlerën e  9 milion e 200 mijë eurove.

Çmimi mesatar për dërgim dhe kthim të zarfit është rreth 37 euro.  Shpërndarja e fletës së votimit pritet të nisë mes javës së parë dhe të dytë të prillit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë