E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përzgjedhja e kandidatëve/ Republikanët Amerikanë: PD po tregon lidership model për Shqipërinë

Instituti Republikan Amerikan ka përshëndetur vendimin e Partisë Demokratike për zgjedhjen e anëtarëve të kësaj force, si dhe kandidatët për deputetë apo kryetarë bashkie.

Drejtori i Programit për Europën pranë Partisë Republikane të SHBA-ve, Thibauld Muzeurges shprehu konsideratën e tij për procesin zgjedhor që selia blu po ndërmerr brenda radhëve të saj, për të zgjedhur nga anëtarësia kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkish.

Reklamë

“Dje,@lulzimbasha_al&@pdshqiperi ndërmorën një hap të guximshëm në zgjedhjen e kandidatëve për të partisë në mënyrë transparente nga anëtarësia e saj. Duke paraqitur një sërë rregullash të qarta për procesin e primareve, PD po tregon lidership në përzgjedhjen e kandidatëve si dhe një model për Shqipërinë dhe tërë rajonin.”, shkruan Muzeurges.

Ky proces është mbështetur dhe asistuar edhe nga Fondacioni Ëestminister dhe Partia Konservatore në Britaninë e Madhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë