Subscribe

Në Prizren është përuruar këtë të dielë shtatorja e tre prijësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

 

Në ceremoninë e përurimit, e cila mbahet në hapësirat e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, marrin pjesë përfaqësuesit shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Pjesmarrës në këtë ceremoni ishin, presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

 

Presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi autoritetet e qeverisë së Kosovës për organizimin. E kësaj ceremonie.

 

“Dua të përshëndes qeverinë e Kosovës, por edhe të gjithë artistët, të cilët kontribuuan që Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi dhe Abdyl Frashëri të “rikthehen” në Prizren dhe me këtë rast, të na bashkojnë të gjithëve për të nderuar atë akt të jashtëzakonshëm që ata kryen 140 vite më parë. Aq më tepër që jemi mbledhur në një ditë nëntori, në një atmosferë të jashtëzakonshme të festave tona, të cilat lidhen jo vetëm me këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, por njëkohësisht edhe me 110-vjetorin e Alfabetit të njësuar të Gjuhës Shqipe dhe natyrisht, edhe me festën tonë, që na bashkon të gjithë shqiptarëve kudo në gjithë botën, me atë të 28 Nëntorit, Festën e Flamurit Kombëtar.”

 

Veprimtaria organizohet në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e kryeministri të Kosovës, Haradinaj.

 

Nga ana tjeter kryeministri Rama deklaroi se amaneti dhe misoni  i kësaj lidhjeje kishte për synim shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 

“Nëpër rrugët e qytetit sot kishte një atmosferë të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj mbledhje është tu presim hovin armiqëve dhe të mbrojmë  trojet që na kanë lënë stërgjyshërit tanë. Lidhja Shqiptare  është  simboli i bashkimit të trojeve. I biri i Avdyl FrashërI, Mid’Hati pati shkruar se pavarësia e Kosovës ishte amaneti dhe përmbushja  e misionit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pse Kosova përjetëson një mohim të papranueshëm, atë të ndalimit të lëvizjes së lirë”.

 

Ndër të tjera shefi i qeverisë ka theksuar se faktin se është absurde që Kosovës nuk i janë hequr vizat nga BE.

 

Në 10 qershor në qytetin e Prizrenit janë zhvilluar veprimtaritë e ditës së jubileut të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, të nisura në Prishtinë në 8 qershor me një konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga akademitë e shkencave të Shqipërisë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *