Skip to content
Të gjithë në Itali por jo vetëm u tronditën këtë të martë me shifrat e reja të viktimave nga koronavirusi, plot 743 të vdekur në 24 orë.
Natyrisht një tjetër rekord negative që e rëndon së tepërmi gjëndjen në shtetin fqinjë me 6820 viktima në total.
Mirëpo përpos këtij lajmi të errët, në buletinin ditor të emergjencave civile në Itali pati një të dhënë shumë pozitiv që e nënvizioi edhe kreu i emergjencave Borrelli.
Teksa lexonte të dhënat e reja mbi gjëndjen në vend nga COVID-19, Borrelli u kujdes të evidentonte renien e numrit të pacienteve të rinj për ditën e trete me radhë.
Të dielën ishim në shifrën mbi 4800 të infektuar brenda 24 orëve, të hënën shifra ishte 3780 ndërsa këtë të martë pati sërish ulje.
Numri i pacienteve të rinj në 24 orët e fundit në Itali llogaritet të jetë 3612. Një trend ulës që mbush me shpresë dhe optimizëm autoritetet italiane.
Gati gjysma e rasteve të reja mbi 1900 I takon Lombardisë.
Borrelli tha se rritja e numrit të viktimave nga e hënë në të martë nuk do të thotë asgjë pasi kemi të bëjme membi 3300 paciente që janë në reanimacion, dhe numri viktimave ndryshon nga gjëndja që këta paciente të terapisë intensive kanë nga dita në ditë. Pëqr Borrellin treguesi me shpresëdhënës është ulja e pacienteve të rinj, ndonëse ai u përpoq që të qëndronte me këmbë në toke duke thene se është shpejt për të thënë q që kurba ka nisur të ulet.
Lajm fantastik edhe nga vendi ku “lindi” koronavirusi në Itali, Codogno.
Këtë të martë numri I rasteve të reja në këtë lokalitet është zero në raport me ditën e parë, cka konfirmon efektet shumë të mira që ka dhënë izolimi disa javor I qytetareve.