Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2026
Vizion fokus

13 mijë pensionistë ende në punë. A duhet ti...

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por pa punëtorë…

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të...

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet asgjë, nëse...

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të marrësh një...

IDF: Hezbollahu lëshoi 200 raketa drejt Izraelit gjatë fundjavës

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë: Trump nuk i kërkoi ndihmë...

Sulme me dronë në disa rajone ruse, katër viktima

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet të marrë...

Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e...

Përshtati lokalin për organizimin e lojërave të fatit dhe shitje të kokainës, në pranga pronari! Procedohen 18 persona, mes tyre edhe një efektiv

24 Janar 10:51

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Organizatori”, në kuadër të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në të gjithë territorin e qarkut.

Si pasojë në pranga ka rënë një 57-vjeçar, pronar i një lokali në fshatin Bulgarec, i cili dyshohet se organizonte lojëra fati të paligjshme dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e lokalit.

Në banakun e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan edhe 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e celularit të të arrestuarit rezultuan faqe aktive për baste sportive online.

Po ashtu, 14 shtetas të tjerë u proceduan penalisht për veprën “Moskallëzimi i krimit”, pasi, megjithëse kishin dijeni për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme, nuk e kallëzuan atë pranë organeve kompetente dhe 3 tjerë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi tentuan të fshihnin provat.

Sipas njoftimit zyrtar, ka nisur hetim disiplinor dhe për një punonjës policie, pasi ishte prezent në lokal dhe nuk ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcave Operacionale “Shqiponjat”, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Korçë–Elbasan, finalizuan operacionin e koduar “Organizatori”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.

Ndërkohë, në banak u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë në këtë ambient, disa shtetas tentuan të fshihnin provat dhe, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasit:

R.K., banues në Korçë;

F.A., banues në fshatin Vinçan, Korçë;

H.M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.

Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë. Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor.

Në përfundim të operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Posted Under:
Aktualitet Anash Kronike Vendi
Tagged:
Arrestim Korçë Lojëra Fati Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por pa punëtorë…

më shumë...

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe nuk do të bëhemi objekt negociatash

më shumë...

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet asgjë, nëse nuk pranoni marrëveshjen

më shumë...

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të marrësh një vendim për Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:22

13 mijë pensionistë ende në punë. A...

7:59

Të gjithë duan të bëjnë biznes, por...

7:42

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk...

7:27

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të mbetet...

7:00

Netanyahu bisedë telefonike me Trump: Duhet të...

6:43

IDF: Hezbollahu lëshoi 200 raketa drejt Izraelit...

6:30

Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë: Trump nuk i...

6:20

Sulme me dronë në disa rajone ruse,...

5:43

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet...

5:23

Britania vendos sistem të ri anti-dron në...

4:59

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

4:39

Izraeli urdhëron evakuimin e katër zonave në...

4:33

Trump zhvillon bisedë telefonike me presidentin e...

4:13

Trump: Pezullimi 20-vjeçar i programit bërthamor të...

3:17

Berisha reagon për deklaratat e Ramës: Gënjeshtrat...

2:39

Turi çiklistik i Shqipërisë 2026, Tirana “e...

2:20

Ekspozitë në stacionin e trenit, nostalgjikët e...

2:08

Vrasjet në shkolla dhe shpërndarja e drogërave,...

2:02

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët shqiptarë...

1:57

BE monitoron “paqen fiskale”, Tatimet: Do na...

Më të klikuarat

  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar
  • “Vëllai kishte 100% të drejtë”! Nuse në Gjakovë...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Maj 2026
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.