Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizoi me sukses operacionin e koduar “Mbishkrimi”, nga ku u arrestua një 50 vjeçar.

 

50 vjeçari i arrestuar është me inicialet I. P., lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

 

Sipas policisë, për këtë shtetas dispononohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë – Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion.

 

Nga kontrolli i kryer në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës natkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular.

 

Në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qëndër pritëse për viktimat e trafikimit, ndërsa 50 vjeçar I gjend duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shetasit I. P.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *