E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përshkallëzohet situate në Korçë, të rinjtë hedhin gurë drejt policisë, shoqërohen disa protestues

Situata në Korçë është përshkallëzuar, pasi disa të rinj kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë. Si pasojë, uniformat blu kanë shoqëruar disa prej protestuesve.

Ngjarjet po zhvillohen në pedonalen e qytetit, ku ndodhen edhe dhjetëra kalimtarë, të cilët rrezikohen nga hedhja e sendeve të forta.

Reklamë

Ndryshe nga një ditë më parë, këtë herë forcat e Policisë paraqiten më të organizuara, duke ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe dëmtimin e pronës publike.

Ndërkohë, protestuesit kanë dëmtuar edhe sinjalistikën rrugore në bulevardet kryesore të qytetit.

Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa Policia po përpiqet të rikthejë qetësinë dhe të shmangë incidente të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.