E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Përshkallëzohet situata në PD/ Plagoset demokrati që u ngjit në katin e dytë të godinës

Një nga protestuesit që u ngjit në katin e dytë të PD me shkallë dhe litarë, është goditur në pjesën e pasme të kokës.

 

Pas këtij incidenti, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të demokratëve, Lulzim Basha që të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.

 

“Bandat e Lulzim Bashës nga ballkoni i zyrës së tij plagosën protestuesin. Lulzim Basha hiq dorë nga dhunë, është protestë paqësor , largo vrasësit dhe kriminelët nga shtëpia e lirisë.  Policia nuk ndërhyn dot në protestën paqësore. Nëse policia tenton të shtypë protestën e lirisë, ta provojë.”

Më shumë video

Reklamë