Subscribe

Edhe pse janë bërë 18 ditë në grevë urie, naftëtarët e Ballshit nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Këtë të enjte u bë një ndërrim mes burrave që ndodheshin në grevë me gratë e tyre.

 

Kjo për shkak të këshillave të mjekëve, që thanë se gjendja e tyre shëndetësore po përkeqsohej. Sipas mjekëve mjediset ku zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme dhe ndikon në shëndetin e grevistëve.

 

Në grevë urie u futën më shumë se dhjetë gra. Ata shprehën të prerë se nuk do të tërhiqen nga revolta.

 

“Na është ndërprerë energjia elektrike dhe uji pasi nuk kemi paguar faturat. Nuk lëvizim nga këtu. Kemi 35 vjet punë dhe nuk kemi asnjë lekë në xhep.”

 

Një ditë më parë, naftëtarët jashtë u futën me dhunë në ambientetet e rafinerisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *