E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Kronikë

Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, pronares i pezullohet aktiviteti

Pronarja e një lokali në Tiranë është ndëshkuar me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve.

 

Shtetasja me iniciale R.F., lokali i së cilës ndodhej në rrugën “Sadik Petrela” vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ.

 

Reklamë

Po ashtu, pak ditë më parë ajo u gjobit edhe me 100 mijë lekë. Këtë shkelje e ka publikur vetë kryeministri Edi Rama, i cili shtoi se që deri më tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh.

 

“Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj. Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti. Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.”

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/207758753865543/?t=19

Vazhdo të lexosh

Reklamë