E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kronikë

Përsëritet historia/ Zjarr edhe në fushen e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë u përfshi këtë të hënë nga flakët.

Si pasojë e gjithë zona në lagjen Kushtrimi u pushtua nga tymi dhe era e keqe nga djegia e plastikës. Zjarri ra rreth orës 07:30 ndërsa ishin banorë të zonës ata që njoftuan forcat zjarrëfikëse.

Pavarësisht ndërhyrjes, autoritetet e kanë pasur të pamundur neutralizimin në kohë të flakëve të cilat u përhapën me shpejtësi. Kjo për shkak edhe të numrit të pakët të zjarrëfikësve që shkuan fillimisht në vendngjarje.

Sipas banorëve të zonës, mbetejet urbane janë parashikuar të zhvendosen drejt një vengrumbullimi të ri në zonën e Kaninës.

Reklamë

 

Banorë

Ka tre vjet që s’ka rënë zjarr. Qëkur erdhi Leli e rregulloi situatën. Thonë që do i zhvendosin plehrat, por ende nuk kanë marrë vendim.

 

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm nga banorë të zonës.

 

Ky është rasti i katërt që vendi përballet me një katastrofë mjedisore. Pak kohë më parë u përfshi nga flakët edhe fusha e mbetjeve e Fierit, Lushnjës e Patosit.

Më shumë video

Reklamë