Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE!...

Përse Kate Middleton refuzoi titullin “Princesha e Uellsit”

5 Gusht 08:53

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022, Kate Middleton ashtu si bashkëshorti i saj, Princi William mori një titull të ri. Pas 11 vitesh si Dukeshë e Kembrixhit, Kate iu dha titulli Princesha e Uellsit, i cili është i rezervuar për trashëgimtarin e fronit britanik ose bashkëshorten e trashëgimtarit.

Megjithatë, sipas Robert Jobson, autor i një biografie të re të titulluar, “Catherine, The Princess of Wales”, thuhet se Middleton e refuzoi titullin. Sipas një fragmenti të publikuar në Daily Mail, Jobson shkruan se pasi Kate Middleton u martua me William në 2011, ajo ishte e shqetësuar për të përdorur titullin, shkruan Living.

“Në martesën me djalin e madh të Princit Charles, Catherine ishte e vetëdijshme se një ditë do t’i duhej të shkelte në gjurmët e vjehrrës së saj të ndjerë por perspektiva për t’u bërë Princesha e Uellsit nuk ishte tërheqëse,”-shkruan Jobson. “Ajo e dinte se në mënyrë të pashmangshme do të krahasohej me Dianën, vdekja e parakohshme e së cilës kishte provokuar një cunami të tillë zemërimi dhe pikëllimi. Dhe ajo kishte të drejtë.”

Si në tabloidet, ashtu edhe në familjen mbretërore, vëren Jobson, Kate krahasohej pa pushim me Dianën. “Kate i dukej stresuese të gjitha këto biseda”-shkruan ai. “Në të vërtetë, arriti në pikën ku ajo ndjeu se mund të ndiqte shembullin e Camilla-s, e cila zgjodhi të bëhej Dukeshë e Cornwall) duke refuzuar kur erdhi koha të njihej si HRH Princesha e Uellsit.” 8 vite pas vdekjes së Princeshës Diana në 1997, Princi Charles u martua me Camilla Parker Bowles. Camilla refuzoi të përdorte titullin Princesha e Uellsit; në vend të kësaj, ajo njihej si Dukesha e Cornwall.

Megjithatë, sipas Jobson, Kate Middleton pranoi titullin e saj të ri kur erdhi koha për respekt si për bashkëshortin ashtu edhe për babain e tij, Mbretin Charles III. “Kishte kaluar mjaft kohë për ta bërë titullin më të këndshëm dhe Katerina kishte qenë në skenën botërore aq gjatë sa të vlerësohej për cilësitë e saj”-thotë ai.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kate Middleton Princeshe Titull

Nga e njëjta kategori

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen

më shumë...

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane do t’i përgjigjet

më shumë...

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:46

Ecja në natyrë forcon imunitetin dhe ul...

10:37

Përse sytë jeshilë janë kaq të rrallë?

10:06

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet...

10:01

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

9:45

Dita e 39-të e protestës, qytetarët nisin...

9:37

Vance: Nëse Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit,...

9:23

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

7:10

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • Xhaxhai e kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari e plagos me thi...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.