E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Përqafimi i Ramës për Kurtin nuk ishte vëllazëror, por prej boksieri “

Drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi nuk e quan “vëllazëror” përqafimin e kryeministrit Edi Rama për Albin Kurtin, por përqafim prej boksieri.

 

“Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës.”

 

Fotoja u shkrep gjatë takimit të samitit të djeshëm mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.

Vazhdo të lexosh