E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përpunonte kanabis në Tepelenë, kapet në flagrancë 46 vjeçari

Policia e Komisariatit të Tepelenës ka finalizuar operacionin e koduar “Përpunimi” ku është arrestuar në flagrancë një 46 vjecar.

K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë u kap në banesën e tij në fshatin Turan në Tepelene, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis

Për këtë shtetas policia kishte marrë informacion në rrugë operative se ai merrej me përpunimin e kanabisit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë