E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasjet në Astir, ndalohet 46 vjeçari, procedohen penalisht 26 persona

Pas përplasjeve mes banorëve dhe policisë, paraditen e kësaj të marte në Astir, janë proceduar penalisht 26 persona një tjetër është ndaluar.

 

Sipas policisë, si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov, mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme.

 

Reklamë

Ndërkohë është ndaluar një 46-vjeçar me inicialet Sh.S, i akuzuar për “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”.

 

Ndër të tjera policia bën me dije se si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë.

 

Ndërkohë vijon puna hetimore nga ana e strukturave të policisë në bashkëpunim e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë