E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasjet mes biznesmenëve dhe policisë në Vlorë, reagon Meta: Dhunë e pajustifikuar

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përplasjeve në Vlorë mes pronarëve të bizneseve që kërkojnë shtyrje të orës policore dhe efektivëve.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit i bën thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse që të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin.

 

Reklamë

Më tej, ai dënon dhunën ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve.

 

“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor. Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta. Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme. Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë