Dialogu mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë pritet të jetë më intensiv gjatë ditëve në vijim, për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt për ngërçin që po mban peng hapjen e negociatave për Shkupin. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili shtoi se gjuha dhe identiteti i Maqedonisë janë të panegociueshme.

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME

 “Qëndrimet tona shtetërore janë të qarta dhe nuk ka ndryshime . Çështja më e rëndësishme për ne është çështje identitare në kornizën e negociatave si zgjidhje evropiane, për ta është çështja e të drejtave të komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në një farë mënyre kjo identifikon rrugën që duhet të marrë ky proces.”

 

Njohja e bullgarëve si minoritet, sipas Osmanit, është pjesë e politikës shtetërore ndaj komuniteteve etnike dhe nuk duhet të kundërshtohet.

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME

 “Qëllimi im përfundimtar është që Maqedonia e Veriut të bëhet një vend evropian, të normalizojë marrëdhëniet me fqinjët, duke ruajtur atë që është më e rëndësishme për qytetarët. Për këtë na duhet më shumë mençuri në veprim sesa emocione. Por qytetarët mund të jenë të qetë se nuk do të lejojmë që të cenohet asgjë që është thelbësore për identitetin e tyre”

 

Shkupi dhe Sofja kanë ngritur disa grupe pune, të cilat duhet të vendosin bazat e bashkëpunimit ekonomik. Shkupi shpreson për një zgjidhje deri në muajin qershor, ku pritet të mbahet samiti i Bashkimit Evropian për zgjerimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *