Përplasje të dhunshme afër Teatrit, shoqërohen analisti Alfred Lela dhe ish deputetja e LSI
Disa orë pas ndërhyrjes për prishjen e Teatritr Kombëtar, situate përreth godinës në qëndër të Tiranës është tensionuar sërish.
Një grup qytetaresh, personazhe të jetes publike ne vend, artistë dhe pedagogë të mbështetur nga militante dhe perfaqësues kanë tentuar të cajne kordonin e policisë të vendosur nga forcat e rendit.
Gjithcka ka ndodhur në orën 08:10.
Forcat e shumta të policisë mundën të rimarrin kontrollin e kordonit që u kalua për një moment, dhe nisi arrestimet e disa personave që ishin protagonist të përplasjeve fizike dhe tensionit.
Mirëpo në mesin e të arrestuarve janë edhe gazetari I njohur Alfred Lela dhe ish deputetja e LSI, Silva Caka.
Kjo ka sjell një acarim të situatës pasi ish deputete te tjerë të LSI kanë kërkuar me force llogari tek policia për ndalimin e Cakës.





