E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasje për “qeverisjen e drejtësisë”

Këshilli i Larte Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë, ishin dy institucionet qe bllokuan arritjen e marrëveshjes per reformën ne drejtësi, deri pasditen e 21 korrikut. Sot janë serish keto dy institucione qe kane futur ne konflikt maxhorancen edhe opoziten e kjo e fundit bojkotoi komisionin pasi ligji per Këshillin e Larte Gjyqësor e atë te Prokurorisë, shkel Kushtetutën e miratuar me konsensus. Shkak për konfliktin eshte bere procedura per zgjedhjen e anëtareve jo gjyqtare e jo prokurore ne keto dy institucione. Sipas marrëveshjes se arritur ne 21 korrik 5 anëtaret e Këshillit te Larte Gjyqësor e te Prokurorisë zgjidhen; dy nga radhët e avokateve, dy nga trupa e pedagogëve dhe nje nga shoqëria civile. Mbi kete parashikim kushtetutës ligji sanksionon se anëtarët që përfaqësojnë avokatinë zgjidhen nga kuvendi, bazuar në propozimin e dhomës kombëtare të avokatisë dhe anëtarët që përfaqësojnë trupën e pedagogëve të drejtësisë zgjidhen nga Kuvendi bazuar në propozimin e mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë programe studimi në drejtësi dhe të shkollës së magjistraturës. Por per demokratet kjo eshte e papranueshme pasi marrëveshja e 21 korrikut parashikonte kandidim te lire. Por socialistet kane miratuar nenet e para te këtij ligji duke sqaruar se ai eshte ne përputhje me Kushtetutën, por edhe me Komisionin e Venecias, i cili ne opinionin përfundimtar per anëtaret e këtyre dy institucioneve thekson se “Distanca e tyre nga politika mund të sigurohet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent nominimi, me nismën e organeve të pavarura nominuese (Universitete, OJQ, Dhoma Avokatie, etj.)”. Ligji për “organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” është ligji me i gjate i reformës ne drejtësi; ai ka plot 198 nene dhe rregullon funksionimin e 5 institucioneve; Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Inspektorit të lartë të Drejtësisë, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë