Subscribe

Ka agravuar situata në dyert e Kuvendit të Kosovës paraditen e kësaj të hëne.

 

Veteranët e luftës janë përplasur me Forcat Speciale pas tentativave për tu futur në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

 

Njësia Speciale ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit.

 

Veteranët janë të indinjuar dhe po protestojnë pasi Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

 

Protesta është organizuar nga OVL-UÇK ndërkohë midis protestuesve kundër qeverisë ndodhet edhe Dardan Muriqi, i cili dikur ishte krahu i djathtë i Albin Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *