E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Përplasje” mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës në Durrës, ndërhyn policia

Disa mbështetës të Sali Berishës, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryedemokratit Lulzim Basha para pallatit të kulturës në Durrës, janë konfliktuar verbalisht këtë të shtunë me simpatizantët e këtij të fundit.

 

Është dashur ndërhyrja e uniformave blu, që situata të qetësohet.

 

Simpatizantët e ish-kryeministrit mbanin në duar pankarta, në të cilat shkruhej: “Kemi bërë burg për të ndihmuar ty, ti na shite tek Rama”; “Lulzim Brava, peng i qeverisë”; “Lulzim Brava boll mashtrove ambasadat e huaja”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë