Shtëpia e Bardhë njoftoi se tanimë është koha e duhur që Izraeli të kufizojë ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës. Nga ana tjetër, Izraeli përforcoi qëndrimin e tij duke nënvizuar se se synon të vazhdojë sulmet kundër Hamasit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, njoftoi se i ka kërkuar Izraelit të kalojë në operacione me intensitet të ulët në Gaza.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ne besojmë se është koha e duhur për këtë tranzicion. Po ashtu, ne po diskutojmë me Izraelin me ta për ta këtë”, theksoi ai.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim televiziv të shtunën se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë, deri në fitoren totale, që konsiston me shkatërrimin e Hamasit.

“Ne do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona: eliminimin e Hamasit , kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe garantimin që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin,” tha Netanyahu./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *