Shkëmbim zjarri mes një 35-vjeçari me origjinë shqiptare dhe policisë greke.

Videoja e publikuar nga Kathimerini tregon momentin kur policët tentojnë të neutralizojnë shoferin e automjetit të dyshimtë, i cili, ishte vjedhur.

Një grua greke denoncoi më 8 tetor vjedhjen e makinës. Policia u vendos në lëvizje me postblloqe dhe gjatë kontrolleve i bëri shenjë makinës së dyshimtë që drejtohej nga shqiptari që të ndalonte.

Shqiptari, në vend që të ndalonte për kontrollin, goditi motorin e policisë dhe u largua me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, njëri prej punonjësve të policisë qëlloi dhe plagosi autorin, i cili u dërgua në spital me dëmtime në këmbë.

Në të njëjtën kohë, i plagosur mbeti edhe një polic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *