Të paktën 13 vetë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një bar këtë të shtunë në Meksikë.

 

Reuters, duke u bazuar tek mediat lokale të Meksikës, raporton se ngjarja është regjistruar në një klub nate në qytetin e Salamancas ku një grup njerëzish të paidentifikaur zbritën nga tre automjete dhe hapën zjarr në drejtim të turmës.

 

Sipas Reuters, ende nuk dihet se nga kush është kryer sulmi ndërsa dyshohet se pas tij fshihen bandat e vjedhejs së karburanteve.

 

Bandat e fuqishme të vjedhjes së naftës prej kohësh janë kthyer në shqetësim pasi kanë vjedhur sasi të mëdha karburantesh nga rafineria e naftës Salamanca.

 

Këtë javë presidenti Andres Manuel Lopez Obrador nisi një ofensivë të madhe për të kapur udhëheqësin e bandës lokale Jose Antonio Yepez, i njohur si “El Marro”.

 

Lopez Obrador mori detyrën më 1 dhjetor, duke u zotuar të luftojë krimin në një mënyrë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *