E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Politikë

Përplasje fizike mes Albana Vokshit dhe efektivëve të policisë

Përplasje fizike mes Albana Vokshit dhe efektivëve të policisë janë shënuar gjatë protestës së sotme.

Deputetja demokrate është konfrontuar me efketivët e policisë, të cilët i ka shtyrë disa herë.

Vokshi, së bashku mde deputetët Flamur Noka, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi ndodhen në ish-sheshin Shqiponja në Tiranë.

Më herët edhe Noka i bëri thirrje Policisë, e cila u afrua që të zhbllokonte rrugën që të mos ndërhynte.

Reklamë

Ai ka kërcënuar se nëse policia do të provokojë atëherë protestuesit do të nisen të gjithë drejt banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

“Po ju them mos na provokoni. Nëse do të bëni provokimin më të vogël, protestuesit do të nisen të gjithë drejt Surrelit”, iu Noka forcave të rendit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë