Subscribe

Prej fillimit të punimeve të parlamentit këtë vit, çdo seancë është bllokuar nga opozita.

 

Këtë herë, Partia Demokratike bllokoi foltoren pasi për herë të dytë mazhoranca socialiste refuzoi kërkesën e saj për mocion me debat për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

LUCIANO BOCI

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

“Frika e tij për t’u paraqitur tregojnë më shumë se fjalët e tua për ta mbrojtur. Ai duhet të vijë të paraqitet këtu. T’i nënshtrohet dhe interpelancës, por edhe mocionit me debat të kërkuar nga deputetët e PD. “

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

“Arsyeja e kësaj pamje të kuvendit nuk ka të bëjë me hetimin ne SHBA, atje nuk ka asnjë zyrtar shqiptar në hetim. Fiks një javë më parë, djali i Sali Berishës, ishte para SPAK.”

 

Edhe deputetët që nuk e pranojnë Sali Berishën si kryetar të PD, u bashkuan me revoltën e opozitës, pasi kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në seancë, duke ia deleguar interpelancën ministres për marrëdhëniet e parlamentit, Elisa Spiropali.

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga parlamenti deputetin demokrat Gazment Bardhi, por ky vendim e acaroi më shumë revoltën e deputetëve të opozitës.

Mazhoranca e mësuar tashmë me bllokimin e foltores tërhoqi fjalimet e deputetëve të saj për të mbyllur sa më shpejt seancën.

Dhe mes bilbilave dhe revoltës së deputetëve të opozitës, mazhoranca miratoi të gjitha ligjet e parashikuara në rendin e ditës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *