Subscribe

Gjatë këtyre 5 ditëve të fundit, ka pasur përplasje mes protestuesve, kryesisht të rinj dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore, ndërsa policia është përgjigjur me kundragaz. Policia ka proceduar qindra persona dhe të tjerë të arrestuar.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, këshilltari strategjik i PAA-së, Arben Malaj është pëplasur me analistin dhe gazetarin e njohur Ilir Yezirin lidhur me situatën aktuale të protestave në vend.

Arben Malaj: Jam shumë i kujdesshëm të nxjerr konkluzione, sa i përket procedurave të shtetit ligjor. Por, prapë them, edhe ajo që ndodhi me Kastriot Islamin dhe ajo që ndodh me protestues të tjerë… Gjëja e parë që bën Policia është të bëjë një sqarim, këshillim, të ndihmon të kuptosh nëse ke bërë ndonjë gabim. Jo, nuk është kështu. Ka qenë e turpshme mënyra e sjelljes me fermerët. E vuri Policinë Bashkiake kundër fermerëve të shkretë që mezi jetonin.

Ilir Yzeiri: Ti nuk ke moral që të dalësh aty! Nuk kam ardhur të dëgjoj Arben Malajn kur shan kundërshtarët e tij politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *