E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përplasja Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, vjen reagimi nga Rusia

Pas përplasjes së dy Presidentëve Trump-Zelensky, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Rusia.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e ka cilësuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington si një dështim të plotë diplomatik të Kievit.

Reklamë

Zakharova ka deklaruar se Zelensky është “i fiksuar” pas zgjatjes së luftës dhe ka përsëritur qëllimet e Moskës, duke theksuar se ato mbeten “çmilitarizimi” i Ukrainës dhe aneksimi i territoreve të pushtuara nga Rusia.

“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror, si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe”, u shpreh Zakharova.

Ajo shtoi se sa më shpejt që Kievi dhe disa kryeqytete evropiane ta kuptojnë këtë, aq më afër do të jetë zgjidhja paqësore e krizës ukrainase.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi takimin e zhvilluar në Zyrën Ovale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë